Site icon PrishtinaPress

Humb betejën me COVID-19 edhe një qytetar i Gjilanit

Kreu i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka njoftuar se edhe një qytetar i kësaj komune e ka humbur jetën pas infeksionit me COVID-19.

Lajmin e ka bërë të ditur Haziri, në konferencën me gazetarë, të hënën, ku ka njoftuar se pas 29 rasteve të reja, në Gjilan gjithsej janë prekur 434 qytetarë nga COVID-19, 268 janë shëruar, 152 raste janë aktive, ndërkaq 14 prej tyre kanë ndërruar jetë.

Haziri ka njoftuar se nga sot, Komiteti i Emergjencave e ka ngritur shkallën nga niveli i mesim drejt rrezikut të përgjithshëm.

“Gjilani është në prag të shkuarjes në masa të ashpra të menaxhimit së situatës së parandalimit të COVID-19. Unë ju falënderoj për solidaritet, por infeksioni tregon se është i pamëshirshëm. Ne nuk mund të luftojmë ndryshe, pos duke e ruajtur distancën, duke e i përdorur maskat dhe duke kufizuar lëvizjet.

Ai tha se është i vetmi rast që sulmi nuk është mbrojtja më e mirë, por mbrojtja është mënyra e vetme që nga sulmi agresiv i viruesit mund të na nxjerr fitues.

“Sot, jo vetëm Kosova, por edhe Gjilani e ka numrin rekord të të infektuarve me COVID-19. Unë apeloj nga të gjithë ata që konfirmohen potivizë që t’i respektoj rregullat strikt, të mos lëvizin dhe të qëndrojë në vetizolim. E dyta, çdo lëvizje e personave asimptomatikë, por që e bartin virusin, është ‘bombë në ecje’ dhe infeksioni potencial për të tjerët është rrezik dhe kërcënim për shëndetin publik”, ka thënë Haziri.

Sipas një komunikate të komunës së Gjilanit, Haziri ka shfaqur shpresën e hapjes së çerdheve, shkollave të futbollit dhe fitneset, derisa ka shfaqur zotimin se nuk do të ketë tolerancë ndaj atyre që nuk i respektojnë masat anti COVID-19. /kp

Exit mobile version