Site icon PrishtinaPress

Hulumtuesja Emini në mes të sulmeve ruse në Lviv, tregon për tmerrin e përjetuar

Hulumtuesja e Civi-kos ka treguar për tmerrin që ka përjetuar gjatë qëndrimit të saj në Lviv të Ukrainës.

Emini tha se ka përjetuar sulmet ruse në këtë qytet, teksa tregoi se si kanë mundur t’i dëgjojnë dronët duke fluturuar shumë ulët.

“Përjetova sulmet ruse në Lviv. Dronët fluturonin në një lartësi aq të ulët saqë mund t’i dëgjonim edhe brenda strehimoreve. Dëgjuan shpërthimet ndërsa sistemi ukrainas i mbrojtjes u kundërpërgjigj. Kalova natën në strehë me disa njerëz të mrekullueshëm. E sigurt por e tmerruar!”, ka thënë ajo në Twitter. /Express/

 

Exit mobile version