Site icon PrishtinaPress

Hulumtimi i organizatës “Çohu”, 24.4 për qind e qytetarëve mendojnë se ministrat janë të korruptuar

Organizata ÇOHU ka realizuar një raport të vlerësimit të korrupsionit, ku ndër të tjerë pjesë e hulumtimit janë edhe deputetët, ministrat dhe liderët e partive politike.

ÇOHU ka njoftuar se hulumtimi është realizuar gjatë muajve korrik dhe gusht të këtij viti, në të cilin kanë marrë pjesë 1001 qytetarë nga të gjitha komunat e Kosovës dhe me respodentë nga të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.

Sipas këtij hulumtimi, 25.2 për qind e qytetarëve të përfshirë në anketë mendojnë se pothuajse të gjithë liderët e partive politike janë të përfshirë në korrupsion.

Sa  i përket ministrave, hulumtimi thotë se me 24.4 për qind ka dalë se pothuajse të gjithë janë të përfshirë.

Ndërkaq, sipas hulumtimit, me 19.3 për qind del se pothuajse të gjithë deputetët janë të përfshirë në korrupsion.

 

Exit mobile version