Mjekët e sistemit publik kanë lidhur kontrata mbi vepër me kompanitë farmaceutike në emër “të hulumtimeve klinike”.
Por hulumtimet për të cilat janë paguar, del se janë të paligjshme. Kjo pasi që Kosova nuk e ka të rregulluar me ligj çështjen e hulumtimeve klinike në barna, shkruan sot Koha Ditore.
Shërbimi Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) nuk është në dijeni që mjekët e angazhuar nga kompanitë farmaceutike kanë kryer hulumtime të tilla.
ShSKUK-ja thotë se nuk ka pasur prezantime të hulumtimeve nga punonjësit, pasi që nuk ka pasur as angazhime të tilla të mjekëve të sistemit publik.
Për t’u bërë hulumtimet klinike në çfarë do lloj ilaçi, sipas Ligjit për Pajisje dhe Produkte Mjekësore, kompanitë farmaceutike duhet të bëjnë kërkesë në Agjencinë Kosovare për Pajisje dhe Produkte Mjekësore (AKPPM).
Ky institucion nuk ka pranuar asnjëherë kërkesë për hulumtim.