-2.9 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Hudhet poshtë kërkesa e Thaçit për tërheqjen e Trendafiloves nga caktimi i panelit të Apelit për trajtimin e ankesës për lirim nga paraburgimi

Gjykata Speciale ka bërë të ditur se kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ka hudhur poshtë kërkesën e mbrojtjes së Hashim Thaçit, për vetëtërheqjen e saj nga detyra specifike e caktimit të panelit të Gjykatës  së Apelit, i cili do të vendosë mbi ankesën e Thaçit për lirimin e përkohshëm.

Sipas këtij njoftimi, këtë kërkesë mbrojtja e ish-presidentit të Republikës së Kosovës, e kishte parashtruar më 16 gusht, transmeton “Betimiperdrejtesi”.

Ndryshe, më 9 nëntor, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë.

Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij me 10 nëntor, sikurse edhe Selimi me 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img