1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Hudhet aktakuza për korrupsion, u ngrit pasi kishte ndodhur parashkrimi relativ i veprave penale

Fiks 547 ditë pasi ka ndodhur parashkrimi relativ i veprës penale, Prokuroria Themelore e Mitrovicës kishte ngritur aktakuzë ndaj Rifat Bekaj për “raste të posaçme të falsifikimit të dokumenteve”. E njëjta prokurori kishte ngritur aktakuzë edhe ndaj Skender Tahirit për “konflikt interesi” 348 ditë pasi kishte ndodhur parashkrimi realtiv i veprës penale.

Këto janë arsyet e Gjykatës Themelore në Mitrovicë kur ka hedhur poshtë aktakuzën ndaj Tahirit dhe Bekës me arsyetimin se veprimet fillestare të nevojshme të ndjekjes penale janë ndërmarrë pas arritjes së parashkrimit relativ të veprave me të cilat ngarkohen dy të pandehurit.

Aktakuza ishte ngritur më 28 shtator 2022 ndërsa parashkrimi relativ i veprës penale me të cilën ngarkohej Tahiraj kishte ndodhur më 30 mars 2021 ndërsa për Bekën parashkrimi relativ kishte ndodhur në tetor 2021. Ata ngarkoheshin se kanë kryer veprat penale më 30 mars 2018, respektivisht 15 tetor 2018.

Aktvendimi për hedhjen e aktakuzës, është marrë më 22 qershor 2023 nga gjyqtari i rastit Rrahman Beqiri, raporton “Betimi për Drejtësi”.


Kryetari i trupit gjykues, pas pranimit të lëndës dhe pas shikimit të shkresave të saj ka konstatuar se ka arritur parashkrimi relativ i ndjekjes penale me të cilat ishin ngrarkuar Tahiri e Beka.

Në vendim thuhet se të njëjtët dyshohen t’i kenë kryer veprat penale më 30 mars 2018, respektivisht 15 tetor 2018, dhe që nga ajo kohë e deri në marrjen në pyetje të pandehurve nga ana e Policisë, më 15 mars 2022, kanë kaluar më shumë se tre vjet.

Pra, sipas vendimit, parashkrimi relativ i ndjekjes penale, në raport me të pandehurin Rifat Beka, ka arritur më datë 30 mars 2021, derisa në raport me të pandehurin Skender Tahiraj, ka arritur me datë 15 tetor 2021. Ndërsa, marrja në pyetje e të pandehurve nga ana e policisë, është bërë më 15 mars 2022, aktvendimi për fillimin e hetimeve është dorëzuar në gjykatë më 22 mars 2022, ndërsa aktakuza nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë, është ngritur më 28 shtator 2022.

Meqenëse për veprat penale në fjalë, sipas Kodit Penal në fuqi në kohën e kryerjes së veprave në fjalë, parashihet dënim me gjobë ose me burgim deri në 3 vjet, ndërsa sipas nenit 106 par.1 nënpar 1.5 është përcaktuar se “ndjekja penale nuk mund të ndërmerret nëse kanë kaluar 3 vjet nga kryerja e veprës penale të dënueshme me më shumë se një 1 vit, e deri në 3 vjet burgim”.

“Gjykata, nga shkresat dhe provat që gjenden në këtë lëndë penale si dhe nga rrethanat e këtij rasti, konstaton se nuk është paraqitur asnjë nga rrethanat që do të ndalonte rrjedhën e parashkrimit të ndjekjes penale, për parashkrim relativ për këto vepra penale”, thuhet tutje në vendim.

Gjykata ka konstatuar se parashkrimi i ndjekjes penale është një fakt dhe rrethanë që në çdo rast sapo të vërtetohet se ekziston, gjykata obligohet sipas ligjit ta hedhë aktakuzën dhe pushojë procedurën penale.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë më 28 shtator 2022, ndaj Skender Tahirit dhe Rifat Bekës.

Në dispozitivin e parë të aktakuzës, Skender Tahiri akuzohet se më 15 tetor 2018, në Mitrovicë, në KRU “Uniteti” SH.A, duke u thirrur në pozitën e kryeshefit ekzekutiv të kësaj kompanie, ka nënshkruar faturat e lëshuara nga kompania NTP “Visi Com” me të cilën kishin lidhur marrëveshje për kryerjen e shërbimeve si heqja dhe pastrimi i deponive ilegale në qytetin dhe rrethinën e Mitrovicës, dhe atë faturën në vlerë prej 2 mijë e 700 euro, faturën në vlerë prej 3 mijë e 150 euro dhe faturën në vlerë prej 3 mijë e 900 euro, ku të pandehurit kishte skaduar mandati i punës më 29 shtator 2018.

Me këtë, ai ngarkohej me veprën penale “rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve” nga neni 399 par.1 pika 1.4 të KPRK-së.

Dispozitivi i dytë i aktakuzës e ngarkon Rifat Bekën se nga data 30 mars 2018 deri më 30 shtator 2018, në cilësinë e personit zyrtar në pozitën, shofer në kompaninë KRM “Uniteti”, duke shfrytëzuar detyrën e tij zyrtare, ka lëshuar faturën në vlerë prej 2 mijë e 700 euro, faturën në vlerë prej 3 mijë e 150 euro dhe faturën në vlerë prej 3 mijë e 900 euro.

Tutje, thuhet se i njëjti personalisht kishte lidhur marrëveshje në mes të kompanisë KRM “Uniteti” dhe NTP “Visi Com” për kryerjen e shërbimeve, heqja dhe pastrimi i deponive ilegale qytetin dhe rrethinën e Mitrovicës, ku i pandehuri ishte pronar i kësaj kompanie, me c’rast ka përfituar në emër te personit juridik – kompanisë se tij interes financiar, dhe atë në vlerë prej 9 mijë e 750 euro.

Me këtë, Beka ngarkohej me veprën penale “konflikti i interesit” nga neni 424 par.1 të KPRK-së.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img