Kurti njofton se nga e hëna mësimi online do të jetë tetë orë

76
Advertisement

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti gjatë të mërkurës ka realizuar një vizitë në shkollën Model “Qamil Batalli”, në Prishtinë.

Advertisement

Kurti këtë vizitë e bëri bashkë me ministren në detyrë të Arsimit, Shëndetësisë, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajramin dhe zëvendësministrin në detyrë, Jusuf Thaçi.

Ata takuan drejtorin e Shkollës Model “Qamil Batalli”, Liridon Maliqi, drejtoreshën e Drejtoratit të Arsimit të Komunës së Prishtinës, Shpresa Shala, drejtorin Televiz dhe Kryeproducentin, Faik Ispahiu, drejtoreshën Ekzekutive të “TOKA”,  Jehona Gjurgjeala, mësuesit e arsimtarët dhe stafin vullnetarë i cili po e realizon mësimin online.

“Si Qeveri jemi shumë të kënaqur me punën që po bëhet. Nxënësit tanë kanë mundësinë e marrjes së mësimit nga një ekip shumë mirë i përgatitur. E gjithë kjo punë e madhe po bëhet vullnetarisht”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit në lidhje me këtë vizitë.

Po ashtu bëhet e ditur se nga java e ardhshme mësimi do të filloj 8 orë në ditë. Tani për tani nxënësit mund të marrin mësimin në gjuhën shqipe, turke dhe atë boshnjake.

“Visuri Corona në vendin tonë kryesisht po luftohet nga vullnetarët. Mobilizimi i tyre në çdo fushë na jep shpresë për shprehinë e punës dhe solidaritetin shtetëror që po e ndërtojmë”, thuhet tutje në komunikatë. /Telegrafi/

PostAdssFotoja e reklamës