Site icon PrishtinaPress

Hoxhiq dorëzon ankesë të Supreme: PZAP shkeli të drejtat themelore të qytetarëve

Adrijana Hoxhiq nga Lista “Ujedinjena Zajednica” (Komuniteti i Bashkuar) ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Supreme.Hoxhiq para mediave tha se vendimi i PZAP’së është i papranueshëm, dhe sipas saj do të varet nga përgjigja e Gjykatës Supreme se a është Kosova shtet ligjor.

“Ne sapo e dorëzuam ankesën në Gjykatë Supreme. Vendimi i djeshëm i PZAP’së është i papranueshëm sepse I shkel të drejtat themelore të qytetarëve që të votojnë sipas vullnetit. Unë besoj që ai vendim është sfidë për të gjitha institucionet dhe me përgjigjen që e marim nga Gjykata Supreme do ta shohim a është Kosova shtet ligjor apo joligjor”, tha Hoxhiq

Ajo tutje u shpreh se do të shfrytëzojnë mekanizmat ndërkombëtarë të drejtësisë nëse ankesa në Supreme nuk jep rezultat “Do të shkojmë deri në fund, do t’i shfrytëzojmë të gjitha resurset brenda Kosovës nëse kjo nuk jep rezultate do t’i shfrytëzojmë mekanizmat edhe institucioneve jashtë vendit”, tha ajo.

Exit mobile version