1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Hoxhës nga Peja ia dogjën veturën para shtëpisë, ende asnjë i arrestuar

Në orët e para të mëngjesit të datës 8 mars i ishte vënë zjarri veturës së hoxhës nga Peja, Eroll Rexhepi. Anipse një person u kap nga kamerat e sigurisë duke e kryer këtë vepër, policia nuk ka identifikuar akoma ndonjë të dyshuar për këtë rast.

Hoxha Eroll Rexhepi kishte njoftuar se përveç dëmeve materiale nuk ka njerëz të lënduar si dhe bëri thirrje që i dyshuari të kapet sa më shpejtë nga organet e rendit. Gjithashtu motivet e ngjarjes mbeten akoma të panjohura për publikun.

Lidhur me këtë rast policia tha se nuk është identifikuar e as arrestuar asnjë person i dyshuar, teksa hetimet për zbardhjen e këtij rasti janë duke vazhduar.

“Lidhur me rastin Zjarrevënie, tё inicuar me datë 08.03.2023, gjatë orëve tё natës viktimes, iu është djegur vetura nga person/a tё dyshuar, deri me tani nuk është identifikuar dhe arrestuar ndonjё person i dyshuar, njesiti pёrkatёs është duke vazhduar me hetimin e kёtij rasti”, thuhet në përgjigjen e policisë së Pejës..

Ditën kur ndodhi zjarrvënia, Prokuroria Themelore e Pejës kishte deklaruar se janë duke u ndërmarrë veprime për identifikimin e personit të dyshuar dhe arrestimin e tij. prishtinapress.net

Pamje ka publikuar vetë hoxha:

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img