Janë bërë gati tetë muaj që kur hoxhë Shefqet Krasniqi u lirua nga akuzat e bëra vite më parë.
Ndërkohë që pas një pauze të gjatë, Krasniqi ka vendosur t’iu kthehet ligjëratave në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.
“Zyrtare, Ju njoftojme se hoxha i nderuar Dr. Shefqet Krasniqi rifillon dersin e tefsirit kete te Merkure (14.11.2018) pas namazit te Jacise ne xhamine e madhe ne Prishtine.”, thuhet në njoftimin e shpërndarë në rrjetet sociale, transmeton Indeksonline.
Në shkurt të vitit 2017, Prokuroria e Kosovës kishte ngritur akuzë kundër ish imamit Krasniqi, për veprat penale “shtytje për kryerjen e veprave terroriste, nxitje e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik, dhe shmangie nga tatimi”.
Pasi që po zhvilloheshin hetime kundrejt tij, ishte Bashkësia Islame e Kosovës ajo e cila i ndaloi Krasniqit mbajtjen e ligjëratave në Xhaminë e Madhe në kryeqytet.