Në Pressing të T7 po diskutohet për lëvizjen “braktisja vullnetare e fesë Islame”.
Gjatë emisionit ka pasur debat në mes profesorit universitar, Blerim Latifi dhe Fadil Musliut, imam.
Teksa Musliu po debatonte me një nga pjesëtarët e kësaj lëvizjeje, Pajaziti Jashari, i tha që mund t’iu ndihmojmë nëse kanë nevojë për sadaka ( një ndihmë që njihet në fenë islame).
”Ju ishi bë për sadakë, ju japim sadakë. Na e kemi shoqatën humanitare Berqeti, që ka ushqim, pije, mish, rroba”.
Pas kësaj, Latifi i tha Musliut nëse kjo shoqatë ka edhe raki.