Site icon PrishtinaPress

Hoxhë Mazllami: Vetura është modeste, nëse dikush ma falë një helikopter unë do ta merrja

Hoxhës nga Prizreni, Mazllam Mazllami, ditë më parë i është bërë një dhuratë nga xhemati i tij në rastin e pensionimit, duke i blerë veturë të tipit Mercedes, në vlerë rreth 15 mijë euro.

Ai tha se nëse dikush ia falë edhe ndonjë helikopter, ai do ta merrte.

“Jam punëtor i BIK që 34 vjet në Prizren. Merrem me Islam mbi 40 vite. Xhematit i ka ra ndërmend për me ma ble një veturë modeste”, u shpreh ai.

Gazetari Valon Syla ironizoi në llogarinë e tij në Facebook, duke e quajtur hoxhën në fjalë “mulla mercedesi”.

Por që pas kësaj deklarate, Syla është sulmuar nga disa persona, duke i shkaktuar lëndime në kokë.

Hoxhë Mazllami ka thënë se ky veprim në Islam është haram, sidomos në Ramazan.

“Me keqardhje, nuk i përdori rrjetet sociale, nuk kam dëgjuar për këtë rast. Por në Islam nuk mund të lejohen veprime të tilla, sidomos në agjerim, në Ramazan, është haram”, u shpreh Mazllami.

Exit mobile version