Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj ka vizituar ish-presidentin Hashim Thaçi dhe Kadri Veselin në Qendrën e Paraburgimit në Hagë.
Hoxhaj pas kësaj vizite ka thënë se ata do të triumfojnë përsëri mbi këtë padrejtësi të rë, sikurse kanë trimfuar mbi padrejtësitë e vjetra të historisë.
“Nuk mund ta përmbyllja vitin 2022 pa i vizituar miqtë e mi, presidentin Hashim Thaçi dhe kryetarin Kadri Veseli, të cilët po mbahen pas nëntë dyerve të mbyllura padrejtësisht në Hagë! Ata mbyllën portën e errët të robërisë dhe së bashku me UÇK-në hapën derën e madhe të lirisë! Ata do të triumfojnë përsëri mbi këtë padrejtësi të re, sikurse kanë triumfuar mbi padrejtësitë e vjetra të historisë. “, ka shkruar Hoxhaj në Facebook./Prishtinapress/