Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka vizituar sot ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish- kryeparlamentarin Kadri Veseli në Hagë.
Hoxhaj ka thënë se Thaçi dhe Veseli ishin të fortë moralisht dhe mirë me shëndet.
“Sot, në Hagë vizitova Presidentin Thaçi dhe Kryetarin Veseli. Ishin moralisht të fortë dhe me shëndet të mirë. Si çdoherë, me përkushtimin e tyre për liri, paqe e drejtësi, edhe sot fatin e tyre e shohin në shërbim të fatit të Kosovës!” – ka shkruar Hoxhaj në Facebook.