Site icon PrishtinaPress

Hoxhaj: Vizita e Von Cramonit në Speciale një ditë pas intervistimit të Thaçit është ndërhyrje politike

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas vizitës së Viola von Cramon në Hagë, një ditë pas intervistimit të presidentit, Hashim Thaçi.

Hoxhaj ka thënë se qytetarët e Kosovës janë të habitur kur shohin se një eurodeputete viziton Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë.

Vizitën e Viola von Cramon në Speciale, nënkryetari i PDK-së e ka cilësuar si ndërhyrje politike.

“Qytetarët e Kosovës janë të habitur kur shohin se një eurodeputet, një politikan, viziton Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë. Ne mësuam nga BE gjatë gjithë kësaj kohe se kur politikanët shkojnë të takojnë prokurorët dhe gjykatësit quhet ndërhyrje politike. Kjo është ajo që bëri Viola von Cramon” ka shkruar Hoxhaj në profilin e tij në Twitter.

Ndryshe, intervistimi i presidentit Thaçi në Hagë ka zgjatur katër ditë.

Pas intervistimit, Thaçi ka thënë se ai është pyetur nga prokurorët rreth aktivitetit të tij gjatë periudhës së luftës në Kosovë, ai ka pohuar se nëse gjykatësit do të gjykojnë me paanshmëri atëherë do të vlerësohet se ai nuk ka bërë krime lufte.

Exit mobile version