“Përgjegjësinë kryesore e ka zoti Kurti dhe partia e tij. I takon partisë së parë që të ketë fuqi njerëzore e shpirtërore që të arrijë marrëveshje me LDK. Mendoj se hapi kryesor i gabuar ka qenë që z. Konjufca u propozua pa partnerët e koalicionit. Në demokraci qeveris edhe partia e parë, partia e dytë, në rastin e Kosovës ka vend edhe për pakicat joshqiptare, por edhe opozita ka pjesën e saj. Mendoj se molla e sherrit ka qenë presidenti. Ajo qe dua të them është se cilado qeveri që del më 2020, ata duhet të merren vesh se kush do të jetë president më 2021″.

“Unë jam me atë që duhet një kryeministër dhe një president që vendos balanca. Nuk jam për president si kukull. Ironia e asaj që po ndodh në Kosovë është se këta dy parti në të kaluarën e kanë penguar PDK-së që të bllokohet, por ne nuk jemi bllokuar. Këtë herë po bllokojnë njëra –tjetrën. Ne jemi shumë krenarë që realizuam zgjedhje të ndershme e demokratike”, tha Hoxhaj në “News 24”.

Më tej theksoi se PDK ka bërë koalicione me LDK-në, me AAK-në, dhe gjithmonë ka ditur të lëshojë për të bërë qeverinë.