5.9 C
Pristina
Wednesday, November 6, 2024

Buy now

spot_img

Hoxhaj takon përfaqësuesin finlandez, diskutojnë për dialogun me Serbinë

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka pritur në takim Përfaqësuesin e Ministrit të Jashtëm të Finlandës për ndërmjetësim – ish-ministrin e mjedisit të Finlandës, Pekka Haavisto, i cili po qëndron në Kosovë me rastin e shënimit të 100 vjetorit të shtetësisë së Finlandës.

Hoxhaj e ka falënderuar Haaviston për përkrahjen e Finlandës ndaj Kosovës, ndërsa kanë biseduar për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe në rajon, si dhe për marrëdhëniet me Serbinë dhe dialogun për normalizim.

Hoxhaj ka thënë se pa një njohje reciproke, dialogu me Serbinë nuk do të kishte më kuptim. Ai ka theksuar se Kosova është e përkushtuar për normalizimin e marrëdhënieve nën dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, mirëpo ka përmendur edhe pengesat që po hasen për shkak të sjelljes agresive të Serbisë ndaj Kosovës.

Gjatë takimit u bisedua edhe për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Finlandës dhe për Marti Ahtisaarin mbi planin e të cilit edhe u ndërtua shteti i Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img