-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Hoxhaj takon ministrat e jashtëm të Armenisë dhe Bullgarisë, Kosova e hapur për bashkëpunime

Në vazhdimin e punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, ka vazhduar me agjendën e takimeve me homologët nga vendet pjesëmarrëse në AP.
“Gjatë ditës së sotme Hoxhaj, ka takuar Ministrin e Jashtëm të Armenisë, Eduard Nalbandyan, vend ky i cili ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës”, thuhet në njoftimin për media.
Hoxhaj dhe Nalbandyan kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen dhe në fusha të ndryshme.
“Kosova dhe Armenia kanë shumë vullnet dhe mundësi për të punuar në fusha të ndryshme. Më këtë qasje u pajtuam së bashku me homologun tim nga Armenia. Ne mbesim të interesuar për ta shtyrë përpara këtë agjendë shkëmbimesh” ka thënë Hoxhaj.
Sot,Hoxhaj ka takuar edhe homologun e tij nga Bullgaria, Daniel Mitov, vend ky shumë mbështetës për Kosovën në të gjitha drejtimet.
“Me ministrin e jashtëm bullgar Daniel Mitov, diskutuam për marrëdhëniet e shkëlqyeshme mes vendeve tona, dhe u pajtuam që në të ardhmen të thellojmë bashkëpunimin dhe shkëmbimin ekonomik” i cili është në një nivel të kënaqshëm” ka thënë Hoxhaj.
Agjenda e takimeve e ministrit Hoxhaj do të vazhdoj edhe ditët e ardhshme në New York.

unnamed (9)

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img