3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Hoxhaj takon kryediplomatin italian Alfano, konfirmohet Forumi Ekonomik në Romë me 31 janar

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka pritur sot në takim zyrtar ministrin e Jashtëm të Italisë, Angelino Alfano, me të cilin biseduan për raportet miqësore dhe thellimin e bashkëpunimit në planin ekonomik, mes Kosovës dhe Italisë.

Në takimin dy palësh të ministrave në Prishtinë u konfirmua mbajtja e Forumit të përbashkët ekonomik mes dy vendeve me 31 janar në Romë.
Ministri Hoxhaj dhe homologu i tij italian biseduan edhe për një koordinim të detajuar për projektet e ardhshme në kuadër të Procesit të Berlinit që do të mbahet vitin e ardhshëm në Itali.
Në planin politik, ministri Hoxhaj tha se Italia mbetet mbështetëse e fuqishme e Republikës së Kosovës në përpjekjet për njohjen ndërkombëtare të shtetit, iniciativat për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, si dhe angazhimin e Kosovës në procesin e dialogut.
“Italia mbetet një mbështetëse e fuqishme e Kosovës. Në takimin me ministrin Alfano patëm një koordinim të detajuar të hapave të mëtejmë sa i përket projekteve të ardhshme në procesin e Berlinit. Biseduam edhe për njohjen ndërkombëtare të Kosovës, anëtarësimin në organizata dhe dialogun, ku kemi përkrahjen e plotë të Italisë. Konsideroj se po hyjmë në një etapë të re të bashkëpunimit ekonomik”, ka thënë ministri Hoxhaj.
Të dyja palët u dakorduan për bashkëpunim të ngushtë në luftën kundër terrorizmit ku u vlerësua kontributi i Kosovës në këtë drejtim.
Ministri i Jashtëm italian, ka disa ditë që ka marrë detyren dhe po e viziton Kosovën në fillim të mandatit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img