3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Hoxhaj takon drejtuesit e Dokufest, MPJ e ndihmon financiarisht festivalin

Dokufesti ka mbledhur të gjithë në Prizren. Në ditët e para, në qytetin perëndimor të Kosovës ka qëndruar si vizitor dhe për të ofruar përkrahjen e MPJ-së, edhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj .
Ai mes aktiviteteve të tjera, ka takuar udhëheqësit e Festivalit të filmit dokumentar dhe të shkurtër “Dokufest” në Prizren.
Në takim me drejtoreshën e festivalit, Nita Deda, drejtorin ekzekutiv Eroll Bilibani dhe  drejtorin artistik Veton Nurkollari, ministri Hoxhaj ka premtuar se në kuadër të traditës së Ministrisë përkrahja do të vazhdoj për festivalin ashtu sic ka qenë. I është komunikuar edhe zyrtarisht drejtuesve, se Ministria e Jashtme edhe këtë vit e mbështet financiarisht Dokufest-in.
“Duke e ditur rëndësinë që ka ky festival përmes të cilit Kosova  prezanton artin dhe kulturën e saj para botës dhe shumë artistëve të huaj që janë pjesëmarrës në të e të cilët kanë mundësinë të shohin një Kosovë ndryshe, MPJ tash ka vendosur ta përkrah edhe këtë vit financiarisht Dokufest-in dhe të përcjellë mesazhin se Kosova është shtet i hapur për njohje më të madhe ndërmjet popujve përmes kulturës”, ka deklaruar ministri Hoxhaj./PrishtinaPress.eu

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img