3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Hoxhaj takon diplomatët austriakë: BE të bashkëpunojë më ngushtë me Ballkanin

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka pritur një delegacion diplomatësh austriakë, Drejtorin e Departamentit për Evropë në Qeverinë e Austrisë, Alexander Schallenberg, zyrtarin përgjegjës për Ballkanin Perëndimor dhe ambasadorët austriakë të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Hoxhaj i ka falënderuar diplomatët austriakë për mbështetjen e Austrisë ndaj Kosovës për vite me radhë, derisa i ka njoftuar për progresin që ka shënuar Kosova që pas pavarësisë, në rrugën e integrimit euro-atlantik.

Në këtë takim, është biseduar edhe për zhvillimet në rajon e më gjerë, ku u theksua nevoja për bashkëpunim më të ngushtë të BE-së me shtetet e Ballkanit Perëndimor, për t’u ikur ndikimeve të jashtme që mund të vijnë nga shtete si Rusia.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img