Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj ka pritur në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot, me të cilin kanë biseduar rreth zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës.
Hoxhaj përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka bërë thirrje që sa më parë të ndërmerren hapa, siç u shpreh ai, për t’u ulur tensionet.
“Prita në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, z. Olivier Guérot dhe biseduam për zhvillimet e fundit politike dhe ngjarjet në veri. Deeskalimi i situatës atje dhe lirimi i menjëhershëm i tre policëve të Kosovës të rrëmbyer nga Serbia, është tejet i nevojshëm tani. Sa më parë të ndërmerren hapa për t’u ulur tensionet”, ka shkruar ai.