4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Hoxhaj takon ambasadorët e BE-së: Koordinim për agjendën e përbashkët evropiane

Hoxhaj takon ambasadorët e BE-së: Koordinim për agjendën e përbashkët evropiane
Prishtinë, 10 gusht 2016. Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka takuar sot shefat e misioneve diplomatike të shteteve anëtare të BE-së me qëllim të informimit për agjendën evropiane të Kosovës dhe koordinimit më efektiv në çështjet e interesit të përbashkët.
Mes të tjerash, Hoxhaj i ka njoftuar edhe për prioritetet e politikës së jashtme të Kosovës dhe nevojën për një bashkë-koordinim të disa prej agjendave ndërkombëtare.
“Sot pata një bashkëbisedim shumë përmbajtjesor me ambasadoret e BE-së të akredituar në Kosovë, të cilët i informova për reformat që Qeveria e Kosovës po ndërmerr në zbatimin e MSA-së, me theks të veçantë në përgatitjen e takimit të parë të Këshillit të MSA-së mes Kosovës dhe BE-se. I informova edhe për prioritetet e politikës së jashtme të Kosovës dhe nevojën për t’u koordinuar me miqtë dhe partnerët evropianë në disa prej çështjeve prioritare” ka thënë Hoxhaj.
Po ashtu, u bisedua për nevojën e përmbylljes imediate të kritereve rreth liberalizimit të vizave dhe votimit të ratifikimit të demarkacionit në Kuvendin e Kosovës.
Takimi shërbeu për të shkëmbyer pikëpamje rreth agjendës multilaterale të Kosovës në procesin e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare. Ndërsa ministri pranoi edhe përkrahjen e shteteve anëtare të akredituara në Prishtinë dhe të vet delegacionit të BE-së për qasjen e Qeverisë së Kosovës në raport me adresimin e kritereve të procesit të integrimit evropian.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img