1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Hoxhaj takon Bob Dole, ShBA-ja mbështetëse e madhe e Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, po qëndron në Washington, në ditën e dytë të vizitës zyrtare atje, ku ka zhvilluar një sërë takimesh me kongresmenë dhe senatorë amerikanë.

Hoxhaj ka takuar kongresmenin Paul Cook, dhe senatorin e mikun e madh të shqiptarëve, Bob Dole, me të cilët kanë biseduar për marrëdhëniet e shkëlqyera të Kosovës me ShBA-në dhe mbështetjen e vazhdueshme të ShBA-së ndaj Kosovës.

Hoxhaj i ka vlerësuar të shkëlqyera raportet mes Kosovës dhe ShBA-së, ndërsa ka thënë se Kosova mbetet ndër popujt më pro-amerikan në rajon.

“Raportet ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara janë të shkëlqyera, dhe Washingtoni mbetet pika e referencës për Kosovën kudo në botë. Kam besim se raportet tona do të intensifikohen edhe më tutje, pasi që ka ende shumë mundësi për ta thelluar bashkëpunimin bilateral. Ndërsa, Kosova mbetet njëri prej popujve më pro-amerikan në rajon”, ka thënë Hoxhaj.

Ministri Hoxhaj do të vazhdojë me takime të tjera, ku pritet të takojë të tjerë kongresmenë, senatorë dhe zyrtarë të lartë të departamentit të shtetit.

Displaying EH_Congress_3.jpg

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img