Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj në seancën e Kuvendit ku po diskutohet për formimin e ushtrisë ka thënë se Kosova do të duhej ta formonte ushtrinë në 2013.
“Asnjëherë nuk kam menduar që do të vije 2017 dhe Kosovës të mos ketë ushtrinë e saj. Në pakon e Ahtisaarit është thënë se Kosova të formoi ushtrinë e saj në mes të 2013, por kjo nuk ndodhi”, ka thënë ai.
Sipas Hoxhajt, Arritjet e vonuara nuk janë arritje, ai më pas ka thënë se sjellja e Listës Serbe është e papranushme karshi ushtrisë.
“Sjellja e listës Serbe është e papranueshme dhe mënyra se si po keqpërdoret nga Beogradi është e tepërt”, është shprehur ai.
“Marrëdhëniet me NATO-n, nuk janë ato që kemi pritur. Nëse ky Kuvend duhet të merr vendim për transformimin e FSK-së në ushtri duhet të bëjë edhe ndryshime kushtetuese edhe ndryshime në ligj”, tha ndër tjera Hoxhaj.
Sipas tij, Kosovës i duhet partneritet dhe mbështetje e ndërkombëtarëve, andaj Kuvendi duhet të merr iniciativën e parë.