4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Hoxhaj: Shtetasve kosovarë Norvegji do t’iu shkruajë shtetësinë në dokumente identifikimi

Ministri i Punëve i Kosovës, Enver Hoxhaj ka bërë me dije se qytetarët e Kosovës që jetojnë në Norvegji nuk do të kenë më probleme për sa i përket indetifikimit të shtetësisë në dokumentet e tyre.
Ministri Hoxhaj ka treguar se Drejtoria e policisë norvegjeze ka konfirmuar se ka sjellë një vendim të ri që duhet të kuptohet në dy nivele:
Për çdo person që vërtet mund ta verifikoj vendlindjen e tij do të shënohet vendi i lindjes si Prishtinës, Prizrenit,Gjilanit, Mitrovicës…
Për personat tjerë që nuk mund të verifikohet vendlindja në kuptimin e zonës urbane do të shënohet Kosova si shtet i prejardhjes së tij.
“Kjo zgjidhje e ofruar është zgjidhja më e mirë e mundshme, mirëpo ne si MPJ dhe ambasada jonë jemi duke e monitoruar situatën dhe nëse ka qytetarë nga Kosova dhe kanë shqetësime të kësaj natyre jemi të gatshëm të shënojmë çdo rast që të mos humbet prejardhja e tyre dhe ata të mos kenë probleme”, ka deklaruar Hoxhaj në përgjigje të pyetjes së deputetes së Vetëvendosjes, Puhie Demaku.
Për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve të Kosovës në rast të ballafaqimit me probleme të tilla, ministri ka thënë se “MPJ ka formuar një grup që po e mbikëqyrë situatën në çdo vend perëndimor pasi që është një situatë e re që ka një cmim të lartë për qytetarët e Kosovës dhe për diasporën”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img