1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Hoxhaj: Shqetësuese hapja e zyrës së Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë në Serbi

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, e ka parë si shenjë shqetësuese lajmin se Rusia do hapë zyrën e Ministrisë së Mbrojtjes në Serbi.

Hoxhaj ka reaguar në llogarinë e tij në Twitter, duke thënë se “kjo gjë paraqet sfidë për fqinjtë dhe orientimin atlantik e më gjerë”.

“Njoftimi nga qeveria ruse për të hapur një zyrë të Ministrisë së tyre të Mbrojtjes në Serbi është një shenjë shqetësuese e pranisë ushtarake gjithnjë e më të afërt të Rusisë në Serbi, duke paraqitur kështu një sfidë për fqinjin dhe orientimin euro-atlantik të rajonit më të gjerë”, ka deklaruar nënkryetari i PDK-së.

Agjencia e lajmeve Reuters raportoi për hapjen e një zyre të Ministrisë së Mbrojtjes nga Rusia në Serbi, e cila do t’i jepte mandat zyrtarëve rus që të vizitojnë divizionet ushtarake që përdorin armë dhe pajisje të tjera ushtarake ruse.

Serbia muajin e kaluar pezulloi stërvitjet ushtarake me trupat e huaj për gjashtë muaj, duke përmendur presionin nga BE për t’u tërhequr nga stërvitjet e përbashkëta me Rusinë dhe Bjellorusinë.

Urdhri i Qeverisë ruse për hapjen e zyrës në Serbi daton nga 15 tetori dhe është nënshkruar nga kryeministri rus, Mikhail Mishustin, ka shkruar agjencia Reuters.

Sipas saj, shefi i zyrës së propozuar do të ndihmojë në zgjidhjen e çështjeve ushtarake dhe teknike, në lidhje me bashkëpunimin ruso-serb.

Marrëveshja, pasi të nënshkruhet nga të dyja palët, do t’i japë një zyrtari rus në Serbi të drejtën për të vizituar divizionet serbe që përdorin armë dhe pajisje ushtarake ruse, me kusht që ato të njoftohen paraprakisht dhe të japin pëlqimin e tyre.

Viteve të fundit, Serbia ka blerë aeroplanë luftarakë MiG-29 nga Rusia, si dhe helikopterë, tanke dhe transportues të blinduar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img