Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj me anë të një postimi në rrjetin social twitter e ka cilësuar si turistike vizitën në Kosovë të kandidatit për president të Serbisë, Vuk Jeremiq.
Ai ka shkruar se gjithashtu numri i turistëve nga Serbia është në rritje, transmeton lajmi.net
“Shpresoj që Jeremiq të jetë kënaqur me vizitën e tij turistike, diellin dhe pamjet e trashëgimisë kulturore të Kosovës. Numri i turistëve është në rritje”, ka shkruar Enver Hoxhaj.
Vuk Jeremiq sot gjatë ditës ka vizituar Patriarkën në qytetin e Pejës.