0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Hoxhaj: Sanksionet do të mbesin në fuqi edhe për një kohë

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj i ftuar në ‘RTK Prime’, ka four për raportin e Komisionit Evropian për Kosovën. Hoxhaj ka thënë se ky është raporti i parë në histori të Kosovës në një vend që është nën sanksione.

“Është i vetmi vend në Ballkan që ka sanksione. Që ta kuptojnë këtë qytetarët e Kosovës, në kontinentin evropian me përjashtim të Rusisë dhe Iranit, është i vetmi vend që është nën sanksione. Prandaj edhe raporti i progresit, përtej asaj që çka thotë teknikisht, pra përtej asaj që është arritur ose nuk është arritur, sa është progres i limituar sikurse ishte cilësimi dhe çfarë thotë për dialogun dhe fushat e tjera, është raporti i parë i progresit i cili vjen në Kosovë dhe Bashkimi Evropian e mban këtë vend nën sanksione”, ka theksuar Hoxhaj.

Hoxhaj, i cili vjen nga PDK-ja ka thënë se sanksionet po e dëmtojnë vendin.

“Po e përdori termin që po e përdor kryeministri Kurti. Sepse ai po thotë se sanksionet janë efikase dhe vendit po i kushtojnë shumë, dallimi mes masave dhe sanksioneve nuk është i madh shumë në mënyrën se si janë vendosur. Përtej asaj sanksionet janë në fuqi edhe pas Banjskës dhe pas një akti të agresionit në Republikën e Kosovës dhe nuk duket drita në fund të horizontit. Këtë nuk po e them për të qenë i njëanshëm, por takimet që i kam unë më kolegët e ndryshëm evropianë dhe komunikimi që e kam më Bruksel, flasin për atë që sanksionet do të mbesin në fuqi edhe për një kohë dhe kur ishte Von der Leyen në Kosovë tha në mënyrë të qartë që edhe Asociacioni ose themelimi i tij ndërlidhen më faktin a largohen apo jo sanksionet. Dhe pyetja më bazike është si arritëm këtu dhe në çfarë moçali politik kemi hyrë. Por ky është raport i progresit për herë të parë i një moçali politik i cili është i mbuluar me fasadën e sanksioneve”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img