Site icon PrishtinaPress

Hoxhaj reagon pas deklaratave të Escobar: Përgjegjësia e plotë i takon kësaj qeverie

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar pas deklaratave të emisarit amerikan, Gabriel Escobar në lidhje me Qeverinë Kurti.

Hoxhaj përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se qëndrimi amerikan veç po përkeqësohet.

“Qëndrimi amerikan është duke u përkeqësuar, derisa edhe aleatët kryesorë evropianë janë në kulm të pakënaqësive me Qeverinë Kurti. Fakti që vendimi për tokat e manastirit shkoi huq, tregon për një amatorizëm dhe një moskoordinim eklatant me aleatët shtetbërës të Republikës së Kosovës.” – ka thënë ai.

Tutje, deputeti i PDK-së ka thënë se “deklaratat e pamatura dje, sot morën një dush të ftohtë”.

“Deklaratat e pamatura dje, sot morën një dush të ftohtë. Mosbesimi është thelluar aq shumë me aleatët, sa që diplomacia jonë është krejtësisht e izoluar dhe joefektive. Nuk po flitet më për njohje dhe anëtarësime në diplomaci me aleatët, po për dinarë e për kadastra! Kjo tregon që politika e jashtme është kthyer në ofiqari për dinarë e për kadastra.” – ka thënë ai.

Në fund, Hoxhaj është shprehur se përgjegjësia e plotë i takon kësaj qeverie.

Postimi i plotë:

Exit mobile version