1.7 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Hoxhaj: Qeveria përmbysi partneritetin me perëndimin

Enver Hoxhaj, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se “politikat e gabuara të Qeverisë Kurti po ia përmbysin partneritetin strategjik me SHBA-të, BE-në dhe Britaninë e Madhe“.

Ai thtoë se nga mbështetja prej Shtëpisë së Bardhë po zëvendësohet me përkrahjen nga ndonjë kryetar i një komune evropiane.

”Politika e gabuar e brendshme dhe politika e dëmshme e jashtme e qeverisë së Albin Kurtit përmbysi partneritetin strategjik me SHBA-në, BE-në, Gjermaninë, Francën dhe Britaninë, duke e zëvendësuar mbështetjen për Kosovën nga Shtëpia e Bardhë, me përkrahjen e Kryetarit të një komune evropiane! Kjo është paradiplomaci, por jo politikë e jashtme e një shteti sovran dhe të pavaur”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook, të dielën.

Opozita në Kosovë e akuzon kryeministrin Albin Kurti për ”qasje të gabuar ndaj aleatëve“.

Sipas tyre, Kurti duhet të koordinohet me aleatët për veprime të cilat i ndërmerr.

Në të kundërtën, opozita në Kosovë akuzon Kurtin se “ka përmbysur partneritetin me aleatët”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img