Enver Hoxhaj, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë në lidhje me tensionet e sotme afër kufirit me Kosovën se grupi “Wagner” dhe regjimi i Aleksandër Vuçiqit janë në një luftë hibride kundër Kosovës.
Ai ka shkruar në Twitter se regjimi i Vuçiqit i ka organizuar këto protesta, të ndikuara nga Rusia në mënyrë që ta luftojnë Republikën e Kosovës.
“Sot, në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, regjimi i Vuçiqit organizoi protesta dhe tensione në bashkëpunim me grupin Wagner që është i përfshirë në agresionin kundër Ukrainës”.
“Kjo lojë e pistë e Beogradit ekziston për dekada. Regjimi serb është i vetmi përgjegjës për tensionet”, ka shkruar Hoxhaj.