1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Hoxhaj: Presidentin duhet ta propozojë PDK-ja, në Qeveri nuk hyjmë

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së Enver Hoxhaj, ka dhënë sonte më shumë qartësi pozicionit të PDK-së rreth përfshirjes në Qeverinë Hoti, ose jo.

“S’kemi vullnet e as dëshirë që të jemi pjesë e qeverisë, por janë disa tema të karakterit nacional dhe PDK-ja nuk është opozitë ndaj shtetit. Kauza jonë është që t’ju shërbejmë dhe ndihmojmë qytetarëve dhe ta ndihmojmë vendin”, ka thënë Hoxhaj në RTK.

Sipas tij, PDK-ja aktualisht i është kthyer bazës, duke takuar njerëz në terren me të cilët kanë folur për goditjet e fundit që ka marrë kjo parti pas akuzave nga Gjykata Speciale.

“Ka një solidaritet, ka një unitet dhe vendosmëri në PDK. Ne jemi parti e ndërtuar në ide e ideale, siç është shteti, pavarësisë, çlirimi dhe ne nuk do të heqim dorë”.

Duke folur për zgjedhjen e presidentit të ri, Hoxhaj ka thënë se Gjykata Speciale e ka ndërprerë dhunshëm mandatin e presidentit Thaçit.

“Nëse dikush dëshiron t’i ketë votat e PDK-së për ta zgjedhur presidentin, mendojmë që duhet llogarisin që kandidati duhet të jetë i propzuar nga PDK dhe këtë ua kemi bërë të qartë të gjithëve. Pra ne nuk kemi vota për kandidatët nga koalicioni qeverisës”, ka thënë Hoxhaj.

Mirëpo, ai ka shtuar se PDK-ja është e gatshme të bisedojë për presidentin me të gjithë.

Hoxhaj tutje ka shtuar se nuk pret të jetë kandidat për president.

“S’e kam pritur dhe nuk kam qenë i përgatitur për pozitën që e kam në PDK tash. Por e kam pranuar më shumë shoqërisht, si propozim i Kadri Veselit, mikut tim. Më së pakti kam dashur unë, të tjerët kanë dashur dhe asnjëherë nuk do të jem kandidat për president”, ka thënë Hoxhaj.

UD i kryetarit të PDK-së tha se kjo parti dëshiron që sivjet të zgjedhet presidenti.

“Por debati është se çfarë presidenti i duhet Kosovës në këtë kohë të goditjes nga Gjykata Speciale. Cili duhet të jetë profili i personit që duhet të jetë në krye të shtetit. Kjo është tema kryesore dhe ne si PDK kemi vullnet të ulemi e të bisedojmë më të gjithë që t’i japim drejtim kësaj teme. Kjo nuk nënkupton që të hyjmë në qeveri. Nuk kemi ofertë nga LDK që të hyjmë në qeveri. Nuk është temë në PDK që të hyjmë në qeveri”, ka thënë Hoxhaj.

Ai ka thënë se nëse Qeveria e Kosovës dhe Kuvendi i marrin në konsideratë 3-4 elemente të Partisë Demokratike të Kosovës, e mbështesin Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike.

Hoxhaj ka thënë se PDK mendon se duhet të ketë një fond i cili do të duhej t’i ndihmonte firmat, sektorin privat, t’i paguajnë punëtorët që i kanë larguar nga puna, për shkak të renies ekonomike.

“Nëse Qeveria e Kosovës dhe Kuvendi i marrin në konsideratë 3-4 elemente, e mbështesim Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike. Ne mendojmë që duhet të ketë një fond i cili do të duhej t’i ndihmonte firmat, sektorin privat, t’i paguajnë punëtorët që o kanë larguar nga puna, për shkak të renies ekonomike. Të krijohet një fond i dytë i cili do të duhej t’i ndihmojë firmat përmes granteve që të jetojnë. Dhe së treti, Qeveria po iu thotë njerëzve që ta tërheqin 10% e Trustit, e në fakt ishte dashur që ato fonde të tërhiqen nga Buxheti i Kosovës, jo nga buxheti i tyre personal. Nën katër, ne duam që të hiqet TVSH-ja në lëndën e parë që prodhohet në Kosovë.”, ka thënë Hoxhaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img