Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka përkujtuar sot Ditën e Dëshmorëve.
Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ish-kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka shkruar se vepra e dëshmorëve të Kosovës është themel i shtetit tonë të lirë dhe të pavarur.
“Lavdi për dëshmorët e rënë për lirinë e Kosovës! Vepra e tyre është themeli i shtetit tonë të lirë e të pavarur!”, ka shkruar Hoxhaj.