Site icon PrishtinaPress

Hoxhaj–përfaqësuesit serb në Londër: Në cilën kohë jeton dhe mos je i dehur?

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj po merr pjesë në konferencën përgatitore për Samitin e Londrës, të organizuar nga House of Lords në Britani të Madhe, për të folur në lidhje me sigurinë dhe rritjen e stabilitetit në Ballkan.

Përderisa përfaqësuesi serb tha se Serbia kurrë nuk do ta njohë Kosovën, pari reagime të ashpra nga zëvendëskryeministri i Kosovës Hoxhaj, dhe eksperti amerikan i politikës së jashtme, David Philips.Hoxhaj tha se Kosova është shtet i pavarur, dhe për këtë nuk ka dhe as që do të ketë kthim prapa. Deklaroi se kur po e dëgjon të flaës këshilltarin e qeverisë së Serbisë po ka problem me konceptet kohore.

“A je në vitin 2018, apo në vitin 1998 kur Serbia nisi një luftë të katërt në ish-Jugosllavi, dhe atë kundër Kosovës kur Milloshevic erdhi në pushtet? Në cilën kohë jeton?” i tha Hoxhaj përfaqësuesit serb.

Në një moment, Hoxhaj nisi të tallej me këshilltarin serb duke e pyetur se “a jemi këtu në Parlamentin britanik apo në ndonjë kafiteri në Beograd, meqë po flisni sikur t’i kishit pirë disa shlivovica paraprakisht”.

“Ky është i njëjti narrativ që Serbia e ka përdorur për të nisur luftra në Kosovë dhe po më vjen shumë keq që po e shoh të ndodhë vazhdimisht një gjë e tillë”, shtoi Hoxhaj.

Hoxhaj tha se normalizimi i raporteve me Serbimë mund të ndodhë vetëm me njohje të ndërsjellët dhe anëtarësim të Kosovës në OKB.

Exit mobile version