Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Enver Hoxhaj që është edhe deputet i PDK’së ka vizituar sot familjen e ish -Presidentit Hahsim Thaçi i cili ndodhet në Hagë.
Hoxhaj ka ndarë në facebookun e tij një fotografi me babain e Thaçit dhe vëllezërit e tij.
“Dihet se prindërit janë mësuesit e parë të fëmijës e shtëpia është tempulli i familjes. Ky rol, si askujt më shumë, i shkon Bacës Haxhi, babait të Presidentit Hashim Thaçi dhe odës së familjes së tij! Bacën Haxhi e urova për Festën e Bajramit dhe e falënderova që edukoi e mësoi një personalitet të madh për kombin shqiptar, i cili padrejtësisht nuk ndodhet as pranë prindërve, as pranë familjes, në këtë ditë feste, por që shumë shpejtë do të kthehet edhe më i fortë pranë tyre dhe Kosovës!” ka shkruar Hoxhaj.