1.9 C
Pristina
Monday, February 24, 2025

Buy now

spot_img

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën 

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka përshëndetur fitoren e partisë CDU/CSU në zgjedhjet e mbajtura sot në Gjermani.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai e ka cilësuar këtë rezultat si një zhvillim pozitiv për Kosovën dhe për të ardhmen e Evropës.

“Fitorja e CDU/CSU në Gjermani është një lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën!”, ka shkruar Hoxhaj në rrjete sociale, duke e shoqëruar mesazhin me një fotografi të tij me ish-kancelaren gjermane Angela Merkel.

CDU/CSU ka qenë tradicionalisht një partner i fortë i Kosovës dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm në mbështetjen e vendit në rrugëtimin e tij euroatlantik.

Hoxhaj thotë se ka mbajtur marrëdhënie të ngushta me liderët gjermanë gjatë kohës sa ishte ministër i Jashtëm, dhe se “ka shprehur vazhdimisht mirënjohje për mbështetjen e Berlinit ndaj Kosovës, veçanërisht në çështjet e integrimit evropian dhe të njohjes ndërkombëtare’.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img