3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Hoxhaj: Opozita duhet ta rikthejë Kosovën në binarë, PDK është e gatshme për zgjedhje

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se partitë opozitare në Kosovë duhet të krijojnë një ‘bllok tematik’ për ta kthyer siç tha ai shtetin në binarë.

Këto komente Hoxhaj i bëri gjatë intervistës në emisionin “Përballje” në Telegrafi.com, derisa tha se Qeveria Kurti ka ngelur në “klasën e parë”.

Unë mendoj që opozita gabon, nëse nuk e krijon një bllok, jo një marrëveshje parazgjedhore, jo një bllok opozitar të unifikuar, por një bllok tematik dhe një udhërrëfyes se si mund ta rikthen opozita dhe cili është vullneti i opozitës për ta rikthyer Kosovën në binarë”, tha Hoxhaj.

Ai shtoi se nëse nuk krijohet ky bllok atëherë opozita nuk ka të drejtë që pas pesë vitesh të kritikoi Kurtin, Bislimin, Gërvallen e Osmanin.

“Nëse PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja…nuk e kanë një vullnet politik, nuk e kanë një udhërrëfyes dhe nuk e kanë një qartësi të plotë se si ta largojnë zotin Kurti nga pushteti jo për ta larguar nga pushteti, pse është në pushtet dhe ne jemi në opozitë, po për ta rikthyer vendin në binar, meqë rizgjedhja e mundshme e zotit Kurti edhe për një mandat jo që do ta bllokonte shtet ndërtimin e Kosovës, por do ta çmontonte edhe më tutje  një Kosovë sovrane dhe të pavarura”, tha Hoxhaj.

Nënkryetari i PDK-së u shpreh se partia të cilës i takon (PDK) janë të gatshëm për zgjedhje të reja kurdo që mbahen ato.

“Ne si PDK jemi të gatshëm edhe për zgjedhjet e reja, kurdo që mbahen ato, kemi insistua që të ketë sa më herët. Por ne jemi të gatshëm që së bashku me subjektet tjera në opozitë t’ia japim një formë të re të qeverisjes, Republikës së Kosovës, dhe mendoj që Kosova ka nevojë për një politikë edhe të mençur edhe të hapave të vegjël edhe të një koordinim që ta rikthejmë vendin përsëri në binarë qetësimi”, u shpreh Hoxhaj.

Hoxhaj shtoi se nëse Kosova përfundon, edhe më tutje e izoluar në raport me NATO-n, në raport me Bashkimin Evropian, s’ka njohje, s’ka trajtim në organizata të ndryshme ndërkombëtare, një politikë popullsitë anti-perëndimore, “unë kam frikë që edhe shoqëria, pas katër-pesë vitesh, mund të jetë më pak liberale mund të jenë më pak demokratike mund të jenë më shumë anti-perëndimore sesa sot”. /Telegrafi/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img