Site icon PrishtinaPress

Hoxhaj: Nuk duhet të dalim nga kjo sallë pa e ratifikuar demarkacionin

Nënkryetari i PDK-së dhe zv/kryeministri, Enver Hoxhaj në seancën e jashtëzakonshme për demarkacionin u ka bërë thirrje deputetëve ta votojmë demarkacionin, pasi është për të mirën e vendit dhe për të mirën e qytetarëve.
Ai ka thënë se tri vitet e fundit Kuvendi i Kosovës nuk ka pasur vullnet për të punuar, andaj kjo nuk do të duhej t’i ndodhte Kosovës, raporton lajmi.net.

Hoxhaj ka thënë se vota për demarkacionin nuk i jep vetëm fund izolimit, por do të jetë marrvëshja më e mirë për 10 vitet e ardhshme.

Exit mobile version