1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Hoxhaj: Nota verbale turke e papranueshme dhe e pazakontë

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, i tha Radios Evropa e Lirë se nota verbale e Ambasadës turke në Prishtinë “është e pazakontë dhe e papranueshme dhe njëkohësisht një mbireagim i saj”.
Ai tha se “nota verbale turke është tejkalim i linjave verbale”.
Ministri Hoxhaj tha se Kosova respekton lirinë e shprehjes, lirinë e shtypit dhe të mendimit dhe e cilësoi shkrimin e gazetarit Berat Buzhala “me përmbajtje sarkastike dhe pa qëllime politike”.
Ministri i jashtëm i Kosovës tha se Kosova është “një shtet i ri, i vogël që megjithatë ka nevojë që ta ruajë prestigjin, krenarinë dhe kredibilitetin ndërkombëtar, t’i mbrojë interesat e qytetarëve të saj po aq sa edhe t’i ruaj raportet e mira me vendet mike”.
Ministri Hoxhaj dha këto vlerësime pas kërkesës zyrtare të Ambasadës së Turqisë në Prishtinë drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, për të ndëshkuar me burg një gazetar nga Kosova, Berat Buzhala, për shkak të komenteve të tij thumbuese të bëra në rrjetin social Facebook.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img