Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit ka thënë se qeveria dhe sindikatat duhet të bëjnë një zgjidhje për të filluar procesin mësimor ndërsa nga janari i vitit të ardhshëm të hyjë në fuqi ligji i pagave që sipas tij do ta zgjidhte këtë problem.
“Kemi pasur një seancë dhe debat parlamentar për çështjen e grevës, qëndrimi ynë ka qenë që të gjendet një zgjidhje e cila është e përkohshme që qeveria me sindiaktën të bëjnë zgjidhje afatshkurtë dhe prej 1 janarit të jetë në fuqi ligji i pagave i cili duhet ta zgjidh ketë problem”, ka thënë Hoxhaj.
Kuvendi do të mblidhet këtë javë për seancë të re si dhe pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara./Prishtinapress/