Zëvendëskryeministri, Enver Hoxhaj, ka thënë se nëse deputetët shqiptarë nuk e votojë demarkacionin, ata do ta kërkojnë përkrahjen nga Lista Serbe, njofton Klan Kosova.
“Nëse nuk e votojnë deputetët shqiptarë, ne do ta kërkojmë mbështetjen e Listës Serbe”, ka thënë Hoxhaj në foltoren e Kuvendit.
“Për tri ditët e ardhshëm nëse vijnë në Kuvend me ratifikim të marrëveshjes ju ftoj të gjithë ta votojmë”.
Se ku është kufiri i Kosovës, Hoxhaj tha se është më mirë që kjo punë t’iu lihet trupave profesioniste, dhe jo, siç tha ai, “t’i lihet sheshit ‘Nëna Terezë’.