Anëtari i kryesisë së PDK-së, Enver Hoxhaj, ka marr pjesë në ekspozitën me fotografi “Bota kujton Srebrenicën” e organizuar nga Bashkësia Islame e Kosovës dhe ajo e Bosnjës dhe Hercegovinës.
Në këtë event, Hoxhaj theksoi se në vend që të respektohet dinjiteti i qindra mijëra viktimave, përmes kërkimit të faljes dhe ndjekjes së një politike pajtimi, Serbia po mohon gjenocidin, duke rishkruar historinë dhe shtrembëruar të vërtetën, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, Hoxhaj shton se Serbia si shtet ka kryer gjenocid jo vetëm në Bosnje, por edhe në Kosovë.
“Përgjegjësia për gjenocidin në Srebrenicë i takon Serbisë si shtet, e cila ka kryer gjenocid jo vetëm në Bosnje, por edhe në Kosovë! Sot, në vend që të respektohet dinjiteti i qindra mijëra viktimave, përmes kërkimit të faljes dhe ndjekjes së një politike pajtimi, Serbia po mohon gjenocidin, duke rishkruar historinë dhe shtrembëruar të vërtetën! Jam krenar që kam iniciuar në Kuvendin e Kosovës miratimin e Rezolutës, të mbështetur nga të gjitha partitë politike dhe të miratuar në Kuvend”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.