4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Hoxhaj në samitin e Frankofonisë, pret njohje të reja

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka takuar sot sekretaren e Organizatës së Frankofonisë, Michaëlle Jean, në Madagaskar ku po merr pjesë në samitin e Frankofonisë.
Kryediplomati Hoxhaj gjatë këtij takimi ka biseduar për bashkëpunimin e ngushtë në mes të Frankofonisë dhe Kosovës. Sipas njoftimit për medie, ai e ka njoftuar sekretaren për synimin e Kosovës për t’u bërë shtet anëtar edhe në Agjensionin e Universiteteve Frankofone dhe në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë.
“Kam biseduar për bashkëpunimin e ngushtë në mes të Frankofonisë dhe Kosovës nga koordinimi për çështje të politikës së jashtme, e deri tek bashkëpunimi ekonomik, arsimor dhe kulturor. Sekretares i thashë që Kosova synon që të bëhet anëtare në Agjensionin e Universiteteve Frankofone dhe në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë”, ka thënë Hoxhaj.
Ministri Hoxhaj po ashtu e ka informuar sekretaren Jean për zhvillimet dhe të arriturat e Kosovës dhe ka kërkuar mbështetjen për njohje të reja për Kosovën.
Bëhet e ditur se Hoxhaj sot ka zhvilluar takim edhe me ministren kanadeze për zhvillim ekonomik, Francine Landry, me të cilën kanë biseduar për bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve dhe mundësinë e projekteve konkrete të përbashkëta nga të cilat do të përfitojnë qytetarët e Kosovës.
Një ditë më herët Hoxhaj ka takuar edhe ministrat e jashtëm të Belgjikës, Xhibutit dhe Burundit, ndërsa do të vazhdojë me agjendën e tij lobuese.
Kosova është anëtarësuar në Organizatën e Frankofonisë në vitin 2014 si shtet anëtar vëzhgues.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img