Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, është takuar me ministren e jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, në Forumin për politikë të jashtme në Berlin.
Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Hoxhaj e ka falënderuar ministren për mbështetjen e madhe të Gjermanisë ndaj Kosovës.
“Takim i shkurtër në Forumin për politikë të jashtme në Berlin me ministren e jashtme gjermane Annalena Baerbock! E falënderova për mbështetjen e madhe të Gjermanisë ndaj Kosovës!”, ka shkruar Hoxhaj./Prishtinapress/