3.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Hoxhaj në Bled: Anëtarësimi i Serbisë në BE të kushtëzohet me njohjen e Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj në ligjëratën e tij në Forumin Strategjik të Bledit ka folur për sfidat historike me të cilat përballet rajoni dhe që kërkojnë një adresim serioz në mënyrë që të ecet përpara.
Duke u ndalur në njërën nga këto tri sfida, dialogun Prishtinë-Beograd, Hoxhaj ka thënë se pa njohje reciproke, Serbia nuk duhet të anëtarësohet në BE.
“BE-ja për arsye të brendshme dhe të jashtme, mbetet përsëri për çdo vend të rajonit një projekt atraktiv dhe faktor ndryshimi. Mirëpo, pa adresimin e tri sfidave historike, si çështjen e emrit ndërmjet Shkupit dhe Athinës, problemet ndëretnike në Bosnjë dhe pajtimin Kosovë-Serbi, vështirë të flitet për lëvizje të agjendës evropiane të rajonit. Serbia nuk duhet të anëtarësohet në BE pa një njohje reciproke me Kosovën”, ka thënë Hoxhaj.
Në këtë panel, kanë folur edhe ministrat e jashtëm të rajonit.
Hoxhaj ka takuar edhe ministrin e jashtëm të Maqedonisë, Nikola Poposki ku kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në rajon dhe veçmas marrëdhëniet bilaterale.
Sipas një njoftimit të MPJ-së, pos pajtimit për një avancim të agjendës së përbashkët politike e ekonomike, Hoxhaj është falënderuar nga Poposki për ndihmën e Kosovës ofruar Maqedonisë gjatë përmbytjeve, ku Qeveria e Kosovës ndau 50 mijë euro javën që shkoi.
Po ashtu, në margjina të Forumit të Bledit, Hoxhaj ka takuar edhe ish Komisionerin për Zgjerim, Stephan Fule tash i dërguar special i Çekisë për Ballkanin.
Temë diskutimit ka qenë nevoja për një ridimensionim të BE-së karshi rajonit dhe ofrimit të një perspektive të sigurt drejt Bashkimit Evropian, thuhet në njoftim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img