1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Hoxhaj në Bavari, dakordohet me ministrin shtetëror për forum të përbashkët ekonomik

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj po qëndron në Bavari ku në mëngjesin e sotëm ka zhvilluar një takim pune me ministrin shtetëror të Bavarisë për Çështje Federale, Dr. Florian Herrmann.

Në këtë takim Hoxhaj tha se është diskutuar për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe rolin që ka luajtur Gjermania në këtë proces, njohjen e patent-shoferëve të Kosovës në Bavari, si dhe bashkëpunimin në fushën e arsimit.

Hoxhaj ka njoftuar se me ministrin Herrmann janë dakorduar që shumë shpejtë ta organizojnë një forum ekonomik të përbashkët, në mënyrë që t’i jepet një shtytje rritjes së shkëmbimit ekonomik dhe tregtar mes Kosovës dhe Bavarisë.

“Takim i hershëm sot në Bavari, me ministrin shtetëror të Bavarisë për Çështje Federale, Dr. Florian Herrmann. Gjatë takimit kemi diskutuar për liberalizimin e vizave dhe rolin e Gjermanisë në këtë proces, njohjen e patent-shoferëve të Kosovës në Bavari, si dhe bashkëpunimin arsimor. Po ashtu, jemi dakorduar për organizimin e një forumi ekonomik në mes të Kosovës dhe Bavarisë, për ta rritur shkëmbimin ekonomik-tregtar mes nesh”, ka shkruar Hoxhajt në profiline tij, në Facebook.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img