Anëtari i kryesisë së PDK-së, Enver Hoxhaj ka nderuar heronjtë e kombit, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliun në 35-vjetorin e rënies së tyre.
Hoxhaj thotë se sakrifica e tyre do të mbetet gjithmonë në themelet e Kosovës, transmeton Klankosova.tv.
“Bashkë me kolegë, nderuam sot heronjtë e kombit Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, për përvjetorin e 35 të rënies së tyre. Sakrifica e tyre do të mbetet gjithmonë në themelet e shtetit! Lavdi!”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.