Zëvendës kryeministri i Republikës, Enver Hoxhaj ka kritikuar Bashkimin Evropian me qasjen ndaj Kosovës lidhur me heqjen e vizave.
Në rast se nuk ndodhë kjo gjatë fundvitit apo fillim vitit të ardhshëm, atëherë kjo automatikisht lidhet me fenë myslimane që kanë kosovarët.
“Nëse s’jepen, atëherë ka islamofobi dhe ka albanofobi. Ne i kemi plotësuar shumicën e kritereve. Pra, sikurse një student që plotëson 95% të testit, ai duket të kaloj. Nëse Bashkimi Evropian ka qenë në gjendje tu jep liri të lëvizjes vendeve, Antika Barbuda ishull sa Vushtrria, Barbados e barabartë me Podujevën, Kiribati e deri te Venezuela. Janë lista e shteteve që mund të lëvizin pa viza”, është shprehur Hoxhaj në Dukagjin.