2.3 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Hoxhaj me takime lobimi për njohje në New York

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj është duke qëndruar në New York ku si pjesë e delegacionit shtetëror të udhëhequr nga Kryeministri Isa Mustafa ka zhvilluar edhe një sërë takimesh të ndara bilaterale.
Në agjendën e ministrit Hoxhaj për diskutim ka qenë çështja e lobimit për njohje, vendosja e marrëdhënieve diplomatike, ndërsa me shtetet njohëse fuqizimi i marrëdhënieve bilaterale.
Në ditën e parë të fillimit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Hoxhaj ka takuar ministrat e jashtëm të Brunei, Pehin Lim, të Madagaskarit, Beatrice Attalah, të Samoas, Tuilaepa Malie Legaoi, të Jemenit, Abdul Malik Al-Mekhalafi, të cilët i ka informuar për zhvillimet në Kosovë.

“Punimet e AP të OKB-së çdo shtator janë një mundësi e madhe për një shtet të vogël si Kosova që ta zgjeroj edhe më shumë gjeografinë e njohjeve, rritë numrin e miqve dhe forcoj marrëdhëniet bilaterale me shtetet njohëse. Gjatë ditës së parë kam zhvilluar takime shumë përmbajtjesore dhe jam optimist për lajme të mira e pozitive në të ardhmen”, ka thënë Hoxhaj.
Po ashtu, ministri Hoxhaj ka marrë pjesë në drekën e shtruar nga ministri i jashtëm austriak për ministrat e jashtëm të Ballkanit, ku është diskutuar për sfidat rajonale dhe evropiane të viteve të fundit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img